Skandal në Festivalin e RTSH, në video del Zani Çaushi
Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH. Mbrëmë u luajt kënga e Ardit Gjebreas e titulluar “Jon”, e cila u shkrua për eksodin e vitit 1991, kohë kur shqiptarët largoheshin në masë nga Shqipëria për një të ardhme me të mirë.
Në “led-in” e madh projektoheshin pamje që lanë të gjithë me gojë hapur. Në ekran shfaqet Myrteza Çaushi, i njohur me nofkën “Zani i Çoles”, i shoqëruar nga anëtarë të bandës së tij, ndërsa nuk mungon as deputeti i ndjerë i PD-së, Azem Hajdari.
Të dyja këto figura nuk kanë lidhje fare me eksodin e vitit ’91. Pse vallë duhej vendosur “Zani”, një person i dënuar me burg përjetë për shkak të krimeve që ka kryer në Vlorë dhe jo vetëm, në televizionin që paguhet me taksat e popullit shqiptar? /Dosja.al/