Skandal në Oscars 2026/ Teyana Taylor përplaset me rojen: Vure dorë mbi mua

E nominuar për aktoren më të mirë mbështetëse për Taylor u përball me një situatë të papritur kur u përpoq të ngjitej në skenë për t’iu bashkuar ekipit të saj pas një momenti festiv.

Sipas videove që qarkulluan në rrjetet sociale, një roje sigurie i bllokoi rrugën dhe pati kontakt fizik me të, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të aktores. E dukshëm e irrituar, ajo iu drejtua atij me fjalët:

Je shumë i pasjellshëm… vure dorë mbi një grua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportimet nga mediat amerikane sugjerojnë se stafi i sigurisë po përpiqej të kontrollonte hyrjet në skenë pas përfundimit zyrtar të momentit, çka çoi në konfuzion dhe përplasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thuhet se roja përdori trupin për ta ndaluar dhe tentoi ta largonte fizikisht nga zona.

Pavarësisht incidentit, ajo nuk lejoi që kjo situatë të prishte natën e saj. Disa orë më vonë, ajo u shfaq në Vanity Fair Oscars Party 2026, ku u pa e qetë dhe elegante, duke treguar se nuk do ta lejonte këtë episod të errësonte suksesin e saj profesional.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?