Skandali Hollywood, shtohen akuzat për ngacmim seksual ndaj aktorit
Akuza të reja për ngacmim seksual janë shtuar ndaj aktorit të famshëm, Kevin Spacey. Producenti amerikan i filmave Tony Montana ka rrëfyer se aktori e ka ngacmuar seksualisht në një lokal në Los Angeles në 2003. Montana thotë se ç’rregullimi i stresit post-traumatik zgjati për 6 muaj, pasi Spacey e ka prekur në zonat intime. Ky pretendim ka ardhur pas akuzave të bëra nga Anthony Rapp, se aktori i House of Cards u përpoq që ta joshte kur ishte vetëm 14 vjeç. Kevin Spaecy nuk i ka pranuar akuzat dhe ka kërkuar falje, nëse e ka bërë diçka të tillë.