Skandali tjetër në “Top Awards”, grushte e shqelma mes artistëve

Pas skandalit të mbrëmshëm mes Noizyt dhe Ledion Liços ka shpërthyer një tjetër skandal akoma edhe më i rëndë. Mehmet Elshani i cili është menaxheri i Kidës ka rrahur gazetarin e “Klan Kosova”, Vlorijan Halili.

Kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka mbaruar spektakli “Top Awards” në një hotel në Laprakë. Sipas informacioneve, shkak për këtë është bërë një artikull i publikuar në Prive.al, ku shkruhej se Xhemi Shehu nuk i kishte njohur artistët e menaxherit Elshani. Pra një shkrim nga Prive.al i ka djegur menaxherit të Kidës.

“Duket se Elshanit i ka djegur shumë fakti i raportimit  se “yjet” e tij nuk janë njohur nga gazetarja Xhemi Shehu në tapetin e kuq, e cila për fat të keq nuk ia ka pasur idenë për emrat e reperëve. Ky raportim i realizuar në Prishtinë, komplet i shkëputur nga Vlorijani që gjendej në terren përkundër faktit që është transmetuar live para mijëra spektatorëve të Top Channel, nuk ka mundur të kapërdihet lehtë për daljen në Prive.al nga Mehmet Elshani, në mungesë të çfarëdo lloj mjeti tjetër ka zgjedhur dhunën duke i shkaktuar lëndime trupore Vlorijanit”, shkruan “Prive.al”.

SHKARKO APP