Skandali Weinstein, modelja akuzon producentin për përdhunim

Vorbullës së akuzave ndaj producentit Harvi Uajnstin i është shtuar edhe modelja dhe aktorja Natasia Malte. 43-vjeçarja pretendon se Uajnstin e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me të pas ceremonisë së çmimeve BAFTA në 2008, 2 muaj pasi Uajnstin ishte martuar me bashkëshorten e tij. Modelja dhe aktorja Natassia Malthe, e cila ka interpretuar në filma si “Elektra”, apo “Big Momma’s House 2” ka akuzuar procudentin Harvey Weinstein për përdhunim. 43-vjeçarja pretendon se Weinstein ka hyrë me forcë në dhomën e saj në një hotel në Londër, pas ceremonisë së çmimeve BAFTA në vitin 2008 dhe filloi të kryente veprime jo të hijshme përpara saj. Në atë kohë, Weinstein kishte vetëm 2 muaj që ishte martuar me bashkëshorten e tij Georgina Chapman. Malthe, madje shton se producenti i ka treguar një listë të gjatë me emra aktoresh, të cilat ai kishte patur marrëdhënie, përpara se të detyronte edhe aktoren në fjalë, e cila iu përgjërua të ndalonte. 43-vjeçarja Malthe rrëfeu sesi Weinstein e kishte telefonuar më pas, duke i kërkuar të bënte audicion për filmin “Nine”, ofertë të cilën ajo e pranoi për shkak të dëshirës për të patur një rol në këtë film. Weinstein e telefonoi sërish aktoren dhe i kërkoi të takoheshin, duke e siguruar se së bashku me ta do të ishte edhe asistentja e producentit. Por Malthe thotë se, sapo ajo mbërriti në takim, Weinstein tentoi sërish të kryente marrëdhënie, së bashku me asistenten e tij. “Ngurrova të dilja e të rrëfeja, më tremb në njëfarë mënyre. Por miqtë e mi më të ngushtë më inkurajuan ta bëja. Po e bëj këtë edhe për djalin tim 3-vjeçar, që ai të kuptojë si të respektojë dhe të sillet me gratë. E bëj gjithashtu edhe për të gjitha vajzat që nuk duhet kurrë të përjetojnë atë që përjetova unë dhe për të gjitha gratë para dhe pas meje që duan të kenë sukses në Hollivud”, u shpreh Malthe. Aktorja shtoi se, shpreson se fjalët e saj do të mund të ndryshojnë mënyrën si gratë trajtohen në industrinë kinematografike.

SHKARKO APP