‘Skandali Weinstein’, shtohen akuzat e aktoreve për përdhunim

Janë dy aktroe të tjera që kanë akuzuar producentin më të madh të Hollywood,  Harvey Weinstein për përdhunimin.

Aktorja britanike Lysette Anthony ka deklaruar se Weinstein e ka përdhunuar në shtëpinë e saj Londër në fund të viteve 1980, ndërsa një tjetër grua e paidentifikuar thotë se ajo ishte përdhunuar në vitin 1992.

Mbrëmë organizatorët e Çmimeve Oscar ka votuar për të përjashtuar producentin pas akuzave të njëpasnjëshme të aktoreve, ndër të cilat Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow dhe Rose McGowan për sjellje të turpshme, ngacmim seksual dhe përdhunim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka thënë se bordi i tij “siguroi më tepër vota se shumica e kërkuar prej dy të tretave” për ta dëbuar atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Weinstein ka qenë një figurë e madhe në botën e filmit, ku prodhimet e tij morën më shumë se 300 nominime për Oscar dhe fituan 81.

Forcat e policisë në SHBA dhe Britani të Madhe po hetojnë akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?