S’kanë fund incidentet, Bieber teshtin mbi një fans

Nuk kanë qenë të paktat rastet kur Justin Bieber e kanë sulmuar, kur ndiqet për jetën e tij personale, madje së fundmi ai i ka dhënë fund edhe romancës së tij një mujore. Por një incident është shënuar gjatë një koncerti të tij, kur ai ka teshtirë sipër fytyrës së një fansi. Gjatë një koncerti në Finlandë, Justin teksa këndonte hitin e tij “What Do You Mean”, ndalon dhe teshtin në fytyrën e një fansi që ndodhej në radhën e parë për të ndjekur 23-vjeçarin. Pjesa tjetër e publikut nisi të qeshë dhe të tallej me viktimën e incidentit, ndërsa disa të tjerë janë hedhur në Tvvitter, ku kanë shkruar: “Justin i dhuron një fansi një copëz nga ADN-ja e tij një fansi”.

YouTube player

SHKARKO APP