S’kanë të ndalur ndryshimet! Pas 10 vitesh, Jonida Vokshi largohet nga “Digitalb”

Sezoni i ri televiziv pritet të sjellë ndryshime të mëdha në ekran si në programacion, ashtu edhe tek moderatorët.

Të shumtë janë ata që kanë ndryshuar “shtëpi” dhe këtë sezon të ri do t’i shohim në të tjera televizione.

Moderatorëve të shumtë që kanë bërë ndryshime, i është bashkuar sot edhe Jonida Vokshi.

Pas largimit të Ilda Bejlerit, edhe Jonida ka njoftuar nëpërmjet një statusi se po e lë “shtëpinë e saj” prej 10 vitesh.

Jonida tregon se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë, megjithatë ikja e saj e ka një arsye.

Moderatorja ka plane të tjera si në rrafshin profesional, ashtu edhe atë personal dhe e ka lënë kurioz publikun për projektet e saj të reja.

Ajo ka zgjedhur spotin publicitar më të dashur për të, të cilin e ka realizuar gjatë këtyre viteve dhe krahas tij ka dhënë një mesazh për të gjithë.

 

View this post on Instagram

 

Zgjodha kete spot, sepse nga me shume se 60 qe kam realizuar per DIGITALB, ky eshte me i dashuri per mua. Ndersa, ky postim nder me te veshtiret dhe me te rendesishmit qe kam bere per ju. Projektet afatgjate qe kam perpara, ne rrafshin profesional dhe personal kane bere qe une nga shtatori e tutje te terhiqem nga DIGITALB – shtepia ime per dhjete vitet e fundit. Ky nuk ka qene nje vendim i lehte per mua. Nga zemra falenderoj secilin bashkepunetor ne DGA per nje rrugetim te paharrueshem te perbashket dhjetevjecar. Te mbushur me vlera artistike, mbeshtetje profesionale dhe plot gjera te tjera te bukura, sa edhe ky spot. Mbase nje dite do jemi bashke serish, por deri atehere une kam vendosur te vazhdoj me projekte te tjera te cilat shume shpejt do ti kuptoni. Ne fund, ju falenderoj JUVE qe keni qene me mua dhe me keni perkrahur dhe shkruar pa fund pergjate ketij rrugetimi. JU FALEMINDERIT ndjekes e miq te mite??❤ Ju ftoj ne rrugetimin tim te ri duke ju premtuar gjera edhe me te bukura!?

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on Aug 10, 2019 at 11:15am PDT

“Zgjodha kete spot, sepse nga me shume se 60 qe kam realizuar per DIGITALB, ky eshte me i dashuri per mua.
Ndersa, ky postim nder me te veshtiret dhe me te rendesishmit qe kam bere per ju.

Projektet afatgjate qe kam perpara, ne rrafshin profesional dhe personal kane bere qe une nga shtatori e tutje te terhiqem nga DIGITALB – shtepia ime per dhjete vitet e fundit.

Ky nuk ka qene nje vendim i lehte per mua.

Nga zemra falenderoj secilin bashkepunetor ne DGA per nje rrugetim te paharrueshem te perbashket dhjetevjecar. Te mbushur me vlera artistike, mbeshtetje profesionale dhe plot gjera te tjera te bukura, sa edhe ky spot.

Mbase nje dite do jemi bashke serish, por deri atehere une kam vendosur te vazhdoj me projekte te tjera te cilat shume shpejt do ti kuptoni.
Ne fund, ju falenderoj JUVE qe keni qene me mua dhe me keni perkrahur dhe shkruar pa fund pergjate ketij rrugetimi. JU FALEMINDERIT ndjekes e miq te mitë! Ju ftoj ne rrugetimin tim te ri duke ju premtuar gjera edhe me te bukura!”- janë fjalët e moderatores në videon që ka ndarë me ndjekësit.

Mbetet vetëm të presim se ç’surpriza na ka rezervuar Jonida!

SHKARKO APP