Skiatorja stërvitet për Lojërat Olimpike me shoqërues të veçantë
Skiatorja Lindsey Vonn po stërvitet shumë për Lojërat Olimpike Dimërore 2018, ndërsa shoqëruesit e saj nuk e lënë asnjëherë vetëm. Bëhet fjalë për qentë e saj, Lucy Leo dhe Bear të cilët shfaqen gjithnjë pranë saj, ndërsa ajo bën ushtrime të ndryshme. Nuk është hera e parë që qentë e shoqërojnë në të tilla situata. Dihet se Lindsey po përgatitet shumë pasi bëri pushim për një periudhë të gjatë prej disa lëndimeve të rënda në nëntorin e kaluar.