Solidariteti i artistëve, shesin veglat muzikore

Mbyllja e bareve dhe pezullimi i aktiviteteve artistike për shkak të pandemisë po ndikon edhe tek industria e argëtimit. Për të ndihmuar mijëra të punësuar në këtë sektor disa artistë janë bërë bashkë dhe kanë vendosur në ankand disa nga instrumentet e tyre të përdora gjatë performancave të ndryshme.

Më shumë se 144 mijë dollarë mund të jetë fondi që ata mund të sigurojnë nga kjo nismë. Taylor Swift, Bradly Cooper apo Keith Urban kanë dhuruar kitarat e tyre për të ndihmuar të gjithë ata punonjës të industrisë së muzikës country, të cilët janë të prekur nga pandemia

Taylor Swift dhuroi kitarën e zezë Gibson me të cilën debutoi këngën e saj të re Betty. Së bashku me nëntë zgjedhjet e personalizuara të këngëtares. Shtëpia e Akandit “Chirstie” bëri me dije se mund të sigurojë 25,000-40,000 dollarë.

Kitara elektrike e Bradly Cooper të cilën e përdori në filmin ”A star is Born” është në ankand dhe vlera e saj mund të arrijë shifrën 2,000-4,000 dollarë. Në ankand është po ashtu një harp e Dolly Parton që arrin vlerën deri në 100 mijë dollarë apo edhe kitarat e Keith Urban apo Blake Shelton.

SHKARKO APP