Sondazhet e Eurovision, producenti amerikan vendos Peristerin në krye
Sondazhet e bëra paraprakisht për fituesin e Eurovision 2021 e rendisin Anxhela Peristeri në TOP 10-shen e një ndër producentëve më të njohur amerikan, Brian Malouf.
Producenti Malouf e ka komentuar këngën ‘Karma’ të këngëtares shqiptare, si përrallore e ndërkohë për vokalin e Peristerit shkruan se është fantastik.
“Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocelli. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma”.
Brian Malouf që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez and Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional duke vlerësuar kështu makismalisht performancën dhe vokalin e Anxhela Peristerit.
Festivali më i madh i këngës po transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00.
Teksa shumë shpejt do të dalin dhe emri i fituesit.