Soni Malaj flet për periudhën më të vështirë të jetës së saj: Mamin e gjeta duke qarë sipër meje!
Këngëtarja Soni Malaj e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, si rrallë herë ajo foli mjaft gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Soni ka kujtuar periudhën e adoleshencës, kur u bë dhe e njohur publikisht dhe përpjekjet e saj për t’u dukur e dobët të cilat e kthyen atë në anoreksike.
Ardit Gjebrea: Ke patur ndonjëherë probleme me mbipeshën?
Soni Malaj: Duke qenë se unë fillova karrierën shumë shpejt, 14 vjeç unë kam hyrë në “Spirit Voice”, 15 vjeç ne dolën në skenë dhe isha pak e mbushur. Nuk mund të them mbipeshë por e mbushur. Atëherë duhet të ishe sa më e dobët dhe fillova një luftë me veten. Fillova të kontrolloja veten dhe ndihesha mirë kur unë e kontrolloja veten.
Nuk haja ushqim. Një ditë kur po shkoja me mamin në një klinikë për të marrë disa analiza të mamit, më bie të fiktë nga e pangrëna dhe doktoreshat më sjellin në vete. Mamin e gjej duke qarë sipër meje sepse unë nuk kisha ngrënë, ndoshta që një ditë më përpara sepse unë haja shumë pak.
Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që ishin shenjat e anoreksisë?
Soni Malaj: Shenjat e para të anoreksisë sepse unë mundohesha sa më pak të haja, pija vetëm një kafe në ditë, ose kur haja mbaja ushqimin në gojë që të mos e kaloja poshtë që unë si e si të isha sa më e dobët, të isha si gocat e tjera të grupit.
Ardit Gjebrea: Dhe si e gjete ekuilibrin?
Soni Malaj: Mami më është gjendur pranë, më thoshte lëri ato budallallëqet, duhet të vazhdosh të hash shëndetshëm dhe në fund në jetën time e gjeta ekuilibrin me palestrës që mos luftoja me veten, por të luftoja që të kisha një trup sa më të shëndetshëm.