Soni Malaj inaguron biznesin mes miqve artistë (FOTO)
Këngëtarja Soni Malaj, fituese e dhjetëra çmimeve në festivale ka inaguruar dje në mbrëmje në një festë mes personazhesh të njohur biznesin e saj të parë… Një nga lokalet e rrjetit të famshmëm “Sophie”, me vendndodhje tek ish-kinema “17 Nëntori” është tashmë në pronësi të këngëtares dhe partnerit të saj, Klevit.
Dy të rinjtë mblodhën dje miqtë më të afërt për të bërë gëzuar mbi këtë sipërmarrje të re.
Mes të ftuarve spikasnin emra të tillë si: Irma Libohova, Joni Peçi, Greta Koçi, Arjon Muça, Julka Gramo, Alessio Aliaj, Greta Koçi, Gena, Anxhela Peristeri, Arbër Hajdari, Jeta Faqolli, Roland Hysi (West Side Family), etj.
“Sophie” e Sonit dhe Klevit veç shërbimeve që ofrohen në çdo lokal të këtij rrjeti do të shërbejë edhe si një ‘coctail bar’…