Soni Malaj sërish si prezantuese në një kompeticion bukurie

Në një intervistë për ‘Lartë e Poshtë’ nga Eraldo Rexho u zbuluan detajet e organizimit, ndër to edhe prezantuesja e spektaklit, e cila do të jetë Soni Malaj.

Këngëtarja e njohur do t’i rikthehet prezantimit me konkursin e bukurisë që do të mbahet shumë shpejt.

Në intervistën për emisionin në fjalë ajo zbuloi se është shumë e lumtur për këtë rikthim dhe e ka mirëpritur ftesën me kënaqësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke qenë një spektakël i nivelit ndërkombëtar dhe mbi të gjitha do të jem vetëm është një sfidë, ku do të jem taman si një zonjë shtëpie. Përveç kësaj do të më duhet të flas në pesë gjuhë atë ditë shqip, anglisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Do të më testohet aftësia për të folur mirë në gjuhët përkatëse. Por e kam me shumë pasion dhe mendoj se do ja dal. Prej kohësh kam dashur që të drejtohem sa më shumë drejt prezantimit të show-t televiziv dhe të mos njihem vetëm si këngëtare”,-ka rrëfyer Soni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se finalja e ‘Miss Globe’ do të mbahet më 21 tetor në Amfiteatrin e Tiranës.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?