Soni Malaj: Sikur të isha zog ç’do u lëshoja disa njerëzve

Këngëtarja e njohur Soni Malaj mund të themi se provoi vërtet “shije tradhtie” nga kolegët në garën e festivalit “Kënga Magjike”, që shpalli fituese Eneda Tarifën një javë më parë.

Kujtojmë se Soni konkurroi me baladën “Shije tradhtie”, por nuk mundi dot të kalonte as në 10-shen e parë, edhe pse ishte një pretendente për të fituar këtë garë, duke qenë se baladat i shkojnë shumë, shkruan Panorama Plus.

Pasi festivali përfundoi, Soni është fotografuar në shoqërinë e vajzës së saj, Anna, stafit që e shoqëron në paskuinta për çdo performancë dhe partnerit të saj.

Soni nuk e fshehu hatërmbetjen pas festivalit, pasi mesa duket, ngaqë kishte punuar me profesionalizëm për këngën dhe është këngëtare me karrierë, priste më shumë.

Nuk dihet nëse kjo “shije” jo e mirë bëri që Soni të mos qëndronte në after party-n e festivalit, një festë që Ardit Gjebrea e organizon çdo vit pas finales dhe ndarjes së çmimeve.

Më vonë këngëtarja ka habitur me anë të një deklarate në “Instagram”. Ajo u shfaq e evoltuar, vetëm pak ditë pas finales së festivalit “Kënga Magjike”.

Soni la të kuptohet se e ka inatin me disa njerëz, të cilëve u dha një mesazh se ç’do t’u bënte nëse do të ishte një zog dhe të fluturonte sipër tyre.

“Sikur të isha zog, që të fluturoja lart në qiell… dhe t’ua lëshoja glasën ca njerëzve”, shkruante këngëtarja. Kujt mendoni se po i drejtohet vallë?!

SHKARKO APP