Soni Malaj vetëm, pa Mirkon prej shumë kohësh
Soni Malaj, këngëtarja që ka kohë që nuk është angazhuar publikisht, vazhdon të jetë publike në instagram, duke hedhur fotot e saj, por që prej shumë kohësh vetëm, pa Mirkon.
Zërat e filluar që vitin e kaluar duket se përforcohen edhe nga burime afër këngëtares, kur thonë se Soni dhe Mirko i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë që nisi pesë vite më parë në Dancing Ëith the Stars. Soni dhe Mirko nga martesa e tyre kanë një vajzë Anën. Mirko, një balerin profesionist, nuk shihet më në Tiranë, ndërsa Soni vazhdon të publikojë në rrjetet sociale vetëm fotot e saj, pa Mirkon. Ndoshta këngëtarja do të duhet ta sqaronte edhe për fansat e saj, se cila është gjendja e saj e celebrimit tani, beqare apo e martuar. Prej më shumë se një viti kjo gjë përflitet, dhe ata ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.