Soni Malaj: Vitet vetëm numra për mua, i dashuri më motivon
Showbiz E Martë, 1 Qershor 2021 11:06
Mbrëmjen e djeshme Soni ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ka folur për projektet e saj më të reja në muzikë.
“Është e çuditshme sa energjike ndihem unë tani! Vitet e mia janë thjesht disa numra. Ndihem njësoj si kur kam nisur në fillim, thjesht më e plotësuar.”, – është shprehur ajo.
Pyetjes së Albanit nëse ajo e merr një dozë të energjisë nga partneri i saj Soni i është përgjigjur:
“Klevi është një plus. Është gjithnjë me mua. Më shoqëron gjithmonë dhe në xhirimet e klipit.”, – duke treguar kështu rëndësinë e partnerit edhe në profesionin e saj.