”Sonte dal”, Edi i lë porositë e fundit Drilonit sesi të luajë në Big Brother
Edi ka thënë se do të largohet sonte (e hënë) nga ”Big Brother Kosova Vip 3”. Kjo pasi siç tregon nuk po mund t’i përballoj situatat brenda si dhe për disa gjëra që ka lënë jashtë. Në një bisedë së fundmi me Drilonin, ai ia ka dhënë disa këshilla se si të veprojë tani e tutje në shtëpi.
Edi: Çkado që të ndodh sonte me mua vëlla, edhe me mua edhe me neve, ti rri vetëm vetja brenda. Më dëgjo ti mua, rri siç je dhe siç ke vazhduar deri më tani. Edhe mos u mbyll më. Mos rri urtë, fol vëlla se po të ka më shumë hije. Dëgjoje Edin. Hy në debate, mos e lësho veten për asgjë, vazhdo si tani bashkë.
Driloni: A e ke vendosur?
Edi: Valla për 90 për qind po.
Driloni: Sot, a nesër, a kur.
Edi: Nuk dihet. Se te hunda më ka ardhur. Gjithë natën aty i kam mbajtur mendt. Nuk po më ec më. Jo për banorët, por për punët e mia. Se me i pas në rregull, mos të kisha bërë diçka para se të hy, nuk do e kisha fare problem.