Sot armiq të përbetuar, por dikur Noizy dhe Stresi ishin shokë? (FOTO LAJM)
Jo rrallëherë kemi dëgjuar për konfliktet midis dy reperave Stresi dhe Noizy, që pavarësisht kohës duket se nuk kanë ndërmend të shuhen.
Në emisionin “Fun Day” në “InTV”, u përfol për këtë armiqësi dhe më pas u publikua një fotografi ku këta dy “armiq” shfaqen së bashku.
Ata i bëjnë shpesh “diss” njëri-tjetrit, ndërsa Noizy ka thënë se ka një video ku grupi i tij rreh Stresin. Se si është e vërteta mbi miqësinë e tyre, preism të na i tregojnë në intervistat e radhës.