Sot do të mbushte 23-vjeç, motra e Ergi Dinin emocionon me fjalët pranë varrit

U bënë tashmë disa muaj që këngëtari i ri Ergi Dini humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sot Ergi do të mbushte plot 23-vite, por në familjen e tij nuk ka gëzim e hare.

E motra, Barbana me anë të një postimi në Facebook uron vëllanë që se ka më, duke shkruar fjalën vëlla, nuk do mundet t’a thotë kurrë më.

“Vëlla, fjalë që nuk do ta them më kurrë, por që do ta kem përjetësisht të gdhendur në zemër!

Ky ishte urimi që të bëra si sot, një vit më parë, në ditën tënde të lindjes! Sot do të mbushje 23 vjeç…

Ti nuk e ke idenë sesa pa kuptim është kjo jetë pa TY ERGI!”, – shkruan mes lotësh këngëtarja e talentuar Barbana Dini.

SHKARKO APP