Sot, Gert Bogdani do të festonte 45-vjetorin! Dikur festë, sot trishtim, emocionon Edlira Çepani

Politikani Gert Bogdani do të festonte sot ditëlindjen e tij te 45-të dhe në këtë ditë Edlira Çepani nuk mund të qëndronte pa shkruajtur disa rreshta për dashurinë e saj të jetës, babain e dy engjëjve të saj, shokun dhe njeriun ku shtrinte kokën kurdo herë dhe sa herë që ndihej e pambrojtur.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Edlira ka postuar në foto krah Gertit duke e falenderuar atë që erdhi në jetën e saj dhe përgjatë këtyre viteve e bëri akoma dhe më të bukur.

Ndërkohë që këtë ditë që dikur ishte festë në familjen e tyre të vogël, ajo e ka “shfrytëzuar” për t’u përcjellë një mesazh të gjithë atyre që i kanë pranë ende njerëzit e tyre të zemrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë. Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave”, shkruan ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gerti Bogdani, politikani i denjë, “tironsi” i mirë, babai shembullor i Ajrës dhe Reinartit u nda nga jeta papritur më 18 shtator të vitit të kaluar, në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, teksa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim.

Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër. Ndonëse u largua me shpejtësi në spital, mjekët nuk arritën që ta shpëtonin. Gerti Bogdani la pas bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?