Sot gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit
Pas një viti pushim për shkak të pandemisë së Covid-19, Eurovizion rikthehet në jetë. Delegacionet nga vendet pjesëmarrëse, kanë mbërritur në qytetin port të Roderdamit, në Holandë ku do t’u binden masave strikte për reduktimine rrezikut të infektimeve. 39 pjesëmarrësit dhe 3500 adhuruesit që do të ndjekin dy gjysmëfinalet, dhe finalen e madhe të shtunën, do t’i nështrohen testimeve.
Konkurentët bënë provat gjenerale të hënën, në prag të gjysmëfinales së parë që do të mbahet sot në mbrëmje. Përfaqësuesja malteze rrezikoi të mos merrte pjesë pasi pjesëtarët e dy delegacioneve të tjera, që po qëndronin në të njëtin hotel rezultuan pozitiv me covid-19.
Në Festivalin Europian të këtij viti, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri, e cila do të përformojë e 11-ta në gjysmëfinalen e dytë, në 20 maj. Finalja e madhe do të mbahet dy ditë më vonë në 22 maj, dhe parashikohet të ndiqet nga audiencë televizive prej 200 milionë njerëzish.