Sot Miss Universe Albania, Çiljeta jep çmimin
Kompeticioni i bukurisë, Miss Universe Albania do të zgjedhë sot vajzën më të bukur të Shqipërisë e cila do na përfaqësojë në botë.
Këngëtarja shqiptare, Ciljeta ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se ajo do jetë pjesë e jurisë për të dhënë çmimin e Miss Exclusive.
‘Sonte në Miss Universe Albania 2017 do të kem kënaqësinë të vlerësoj se kush do të jetë ajo që do marrë çmimin e Miss Exclusive of the World’ – shkruajti ajo.
Bukuroshja që do të përzgjidhet, do të marrë pjesë në spektaktin botëror duke u transmetuar në 190 vende me rreth 500 milionë shikues.