Spanjë: Arrestohet reperi i njohur

Policia ka arrestuar reperin Pablo Hasel në Spanjën Verilindore. Ai u dënua me nëntë muaj burg për shkak të disa postimeve që sulmonin monarkinë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit.

“Ata kurrë nuk do të na bëjnë të dorëzohemi, pavarësisht nga të gjitha shtypjet,” tha Hasel ndërsa shoqërohej nga policia, me grushtin e ngritur.

Dje reperi bashkë me dhjetëra mbështetës të tij, u përpoqën për të ndaluar kapjen e tij në universitetin Lleida.

SHKARKO APP