Spice Girls sërish bashkë?

Spice Girls pritet të takohen të Hënën dhe të lajmërojnë për një turne të madh në stadium verës që vjen për të festuar ribashkimin e dhjetvjeçarit. Pas dy vitesh lajmërimesh false për ribashkim, ndarje dhe ‘zhurmave’, më në fund ‘Girl Power’ do jenë zyrtarisht bashkë. Mund të thuhet se ‘Spice Girls’ do ribashkohen më në fund të Hënën, për  një turne në stadium verën e ardhshme. Grupi i famshëm kanë regjistruar në mënyrë të fshehtë një video mesazh e cila do transmetohet në emisionin “Bonfire Night”. Të shtunën e ardhshme ‘Vajzat Pikante’ do të shfaqen për intervistën e tyre të parë në emisionin televiziv të Jonathan Ross. “Spice Girls” janë një ndër grupet më të suksesshme të popit, por nuk kanë performuar që në ceremoninë e mbylljes së lojrave olimpike në Londër, në vitin 2012. Ato gjithashtu nuk kanë zhvilluar turne së bashku që në janar të 2008. Muzika e koncertit të ribashkimit është menaxhuar nga Simon Fuller dhe  Modest Management, firma që qëndron pas suksesit të grupit “One Direction”. E njohur si Posh Spice, Victoria Beckham, do të mungojë sepse po përqendrohet në falimentimin e biznesit të saj të modës. “Spice Girls” përbëhej nga katër vajza për 2 vite, pasi Geri u tërhoq nga banda në 1998-n. Katër anëtaret e mbetura vazhduan me turneun e tyre në Amerikën Veriore dhe regjistruan albumin e tyre të tretë me titull ‘Forever’ para se të shpërbëheshin në 2000. Ato kanë qenë një frymëzim për artistët e mëdhenjë që janë sot, përfshirë Adele, Lady Gaga dhe Beyonce. “Spice Girls” injoruan shefin e shtëpisë diskografike i cili donte që ato të visheshin dhe të dukeshin njësoj, duke nxjerrë në pah me krenari personalitetet  e tyre dhe duke inkurajuar fansat të bënin të njëjtën gjë. Ato thyen barrierat kulturore duke mbështetur Margaret Thatcher gjatë epokës së Laburistëve, duke u miqësuar me Nelson Mandelën dhe duke “pickuar” të pasmet e princit Charles.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?