Spike Lee president i jurisë së Festivalit të Kanës

Spike Lee do të kryesojë jurinë e edicionit të 74-të të Festivalit të Filmit në Kanë të planifikuar nga 6 deri më 17 korrik, shkruan vanityfair.it.

Pas anulimit të festivalit për shkak të pandemisë, organizatorët konfirmojnë atë që ishte planifikuar për vitin 2020: Festivali i Filmit në Kanë do të mbahet nga e marta 6 deri të shtunën 17 korrik, për të shmangur një shtyrje të re për shkak të emergjencës.

Fillimisht i planifikuar nga 11 deri më 22 maj 2021, festivali duhej të riorganizohej për të lejuar që ngjarja të mos pësonte një përmbysje të mëtejshme dhe për të mbajtur një far të ndezur, atë të shfaqjes, i cili, veçanërisht në Francë, ka pësuar dëme të pallogaritshme.

“Këto 12 ditë vere do të jenë një festë e artit dhe krijimtarisë dhe plot takime të shumëpritura”, shtuan organizatorët.

Festivali i Filmit në Kanë përuron këtë dekadë të re me një president të jashtëzakonshëm të jurisë, një nga regjisorët më të mëdhenj të brezit të tij, si skenarist, aktor, redaktor dhe producent.

SHKARKO APP