Spikeres i griset fustani pak para edicionit të lajmeve, kolegët bëjnë gjestin e këndshëm

Një spikereje të lajmeve të BBC i ka ndodhur një situatë mjaft e sikletshme për të, pak para se të fillonte transmetimin e edicionit informativ.

Liz Beacon, 43 vjec, i është grisur fustani në pjesën e pasme, por fatmirësisht kolegët e saj ishin aty për ta ndihmuar. Ata e kanë kapur fustanin me kapse dhe karfica që kanë gjetur aty pranë në ato momente dhe me këtë veprim e kanë nxjerrë nga situata Lizën.

Raportohet se spikerja ka qenë mjaft e tensionuar pak çaste para se të niste edicioni i lajmeve. Ajo arriti të qëndrojë për të gjithë programin 30 minutësh, me veshjen e saj të kapur në mënyrë rastësore, raporton Dailymail

Thuhet se pas përfundimit te lajmeve, Liz është nisur menjëherë drejt shtëpisë së saj. Kolegët kanë realizuar edhe një numër fotografish të cilat u bënë edhe të komentuara në media ku e tregohet gjesti i këndshëm i nga ana e tyre.

Bëhet me dije se fustani i grisur ishte një dhuratë nga mamaja e saj.

SHKARKO APP