Spiropali ndan momentet me të birin: 9 muaj në bark, 9 muaj në dritë
Showbiz E Martë, 20 Tetor 2020 19:34
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka ndarë momentin e ëmbël familjar. Djali i saj feston sot 9-mujorin e lindjes. Ajo ka pozuar me të birin në dhomën e fëmijëve.
“9 muaj në bark, 9 muaj në dritë’, shkruan Spiropali krah fotos.
Ministrja është nënë e dy fëmijëve, djalit dhe një vajze më të madhe.