Stefi Prifti ndan me publikun trishtimin e tij, ja çfarë thotë në Ditën e gruas
Këtë 8 Mars, Stefi Prifti bëri një urim shumë të veçantë për nënat dhe vajzat. Përmes këtij urimi ai ndau disa kujtime ku tregon historinë e njohjes me bashkëshorten e tij Marina, e cila nuk jeton më.
Bashkëngjitur me urimin ai ka postuar këngën e tij ”U dogja mrekullisht”.
Kjo këngë erdhi njëkohësisht me dashurinë e tyre, prandaj ka një domethënie të madhe për të.
Ai tregon për Marinën, dashurinë e lindur te Pallati i Kulturës Studenti, si frymëzimi dhe bashkëpunëtorja e tij edhe në muzikë.
Stefi shkruan po ashtu me keqardhje që ai nuk u kushton shumë rëndësi festave të tilla si “Dita e Gruas” dhe për këtë gjë i vjen keq. Por mungesa e nënës që vajzat ndiejnë sidomos në një ditë të tillë bëri që Stefi të shkruante dy fjalë, duke i uruar ato dhe të gjitha nënat. Ai shprehet se nuk mund ta zëvendësonte dot kurrë nënën e tyre.
“Dhe vazhdoj te mos jem! Por, nje postim i vajzes time te vogel Joana ne instagram, shqetesimi i qarte i vajzes se madhe Maria ne telefonaten e fundit,per mungesen ekstreme te mamit te tyre (te cilen une nuk e zevendesoj dot kurre), me beri te shkruaj disa kujtime te miat.
Maria dhe Joana babi ju do shume ❤️ ❤️ Gezuar te gjitha nenat!”- shkruan Stefi në Facebook due publikuar dhe këngën ‘U dogja mrekullisht”