Stefi Prifti ‘shpërthen’ ndaj festivalit të RTSH-së: Çfarë degradimi
Ronela Hajati mori fitoren e Festivalit të 60-te të RTSH-së me këngën e titulluar “Sekret” dhe heshtja e artistëve ka zgjatur vetëm një ditë.
Stefi Prifti, i cili mori pjesë në këtë festival së bashku me vëllanë e tij Endrin, në një postim në rrjetet sociale ka sulmuar ashpër jurinë e këtij festivali, e cila përbëhej nga Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri.
Ai ka publikuar tekstin e këngës fituese, teksa thotë se ky është një degradim që i bëhet muzikës shqiptare, ndërkohë që kritikat bien edhe mbi drejtuesin artistik të këtij festivali, Elton Dedën, edhe pse vëllezërit Prifti fituan çmimin “Ferdinand Deda”, pikërisht të babait të Eltonit.
Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës (Eurovision), pikërisht me këngën që fitoi Festivalin e RTSH-së.
Postimi i Stefi Priftit:
Çfarë degradimi…
Ky është teksti i këngës fituese të festivalit të 60-të i RTSH-ës, fituar nga Ronela Hajati.
Jepni mendimin tuaj. #shperndaje
Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon
Edhe sot un po du me ta thon
Edhe një, edhe dy
Një, dy, tre, ta marrsha
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
Ma ke bo jetën si lojna, avion
Ma ka lon, ma ka lon
Nuk di nji tjetër, se pishmon
Ma ka lon, ma ka lon…
Sa mire qe e lexuam kete tekst kaq te bukur..!
Bravo juria e festivalit