Stefi sqaron se sherri mes Alketes dhe Endrit ishte keqkuptim
Incidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në natën e parë të Your Face Sounds Familiar, midis prezantueses Alketa Vejsiu dhe kengetarit Endri Prifti duket se ka qenë një keqkuptim se sa një situatë e dalë jashtë kontrolli sikurse u komentua në media. Për të sqaruar atë që ka ndodhur në transmetim direkt gjatë spektaklit, vëllai i këngëtarit Stefi Prifti ka sqaruar incidentin e djeshëm në një postim në rrjetet sociale.
“Dua te shtoj dicka, lidhur me prononcimin tim te mbremshem, per incidentin Endri Prifti-Alketa Vejsiu, ne spektakli me i ri (dhe per mua format i bukur), ne tv.klan. Se pari ju falenderoj pa mase per mbeshtetjen tuaj. Se dyti, per te gjithe ata qe, ne nje moment, menduan se Endri “egzagjeroi” ne pergjigjen e tij, kur u pyet se c’fare thote teksti! Per fat (edhe pse nuk e di gjuhen, gjithmone dikush do te gjendet ta perktheje dhe ne, patjeter do te dime thelbin e permbajtjes se saj), ai dha pergjigjen me te vertete dhe te sinqerte. Per te gjithe ata qe nuk e dine tekstin e kenges se Vasko Rosit, ja strofa… Marre nga teksti origjinal i kenges fjale per fjale Ehh! non è mica facile fai lamore e e non pensi a me Ehh!Nuk eshte aq e thjeshte ben dashuri dhe nuk mendon per mua”, sqaron ai.