Stilisti i parë shqiptar në ”Javën e Modës në Paris”, supriza me këngën ”Baresha” (FOTO)

Në ”Javën e Modës në Paris”, ka kaluar edhe një shqiptar. Festim Isufi është stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve ”Haute Couture”. Kjo ndodhi në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre stilistët me të famshëm botëror.

Koleksioni i tij solli ngjyra të qiellit, kryesisht të lehta, modele fustanesh mbrëmjeje apo të përditshsme. Sfilata u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.

Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishte edhe Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi.

SHKARKO APP