Stop “selfie”, Festivali i Kanës vë rregulla të reja

Të gjithë aktorët, të cilët janë të fiksuar pas realizimit të një selfie, ose shumë të tilla, tashmë duhet t’i japin lamtumirën këtij fenomeni. Duket se një ligj i pashkruar do të vihet shumë shpejt në zbatim, për t’i dhënë fund këtij fenomeni global që ka kapur çdo grupmoshë. Regjisori i Festivalit të Filmit në Kanë, Thierry Fremaux, ka lançuar një fushatë, qëllimi i së cilës është ulja e numrit të “selfie”-ve të bëra nga personazhet e famshëm në tapetin e kuq këtë vit. "Nuk duam ta ndalojmë atë, por duam ta zvogëlojmë në numër këtë proces. Mendojmë se është qesharake dhe realisht ndikon në uljen e ritmit të gjërave. Nuk dukesh kurrë më i shëmtuar sesa në një selfie”, tha ai.

 

SHKARKO APP