Stresi flet pa doreza: Çdo ditë rri “sëpatë”
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Stresi, në një rrëfim pa ‘doreza’ pohon detaje nga jeta e tij dhe se si do të ishte ajo nëse ai hiqte dorë nga të bërit ‘djalin e keq’. Në një intervistë për ‘Thumb’ ka pohuar se nuk pi alkool, por hashash.
“Alkool pi shumë rrallë, mund të them vetëm kur dal në fundjavë, por nuk e konsumoj shumë. Hashash pi çdo ditë”,- ka thënë ai duke qeshur.
INTERVISTA
Ti ke dashur të japësh imazhin e djalit të keq në publik. Përse kjo zgjedhje?
Nuk kam dashur asnjëherë, as prindërit e mi nuk kanë dashur të jem i tillë. Nuk e di pse kam marrë këtë thënie, sepse unë nuk e kam thënë.
A është vërtetë stres ‘bad boy’-‘djalë i keq’?
Ju nuk njihni Arkimedin.
Po a nuk të lodh ky rol?
Aspak, s’jam i tillë.
Si thua sikur që nga ky moment të flasim me Arkimedin dhe jo Stresin. Djalin e mirë?
Ja ku jam. Arkimedi.
Si do ishte një ditë e zakonshme për djalin e mirë, Arkimedin?
Ngrihem në mëngjes herët, bëj vrapin. Shkoj në lagje.
Kë do merrje të parin në telefon që t’i thoje sa shumë e do?
Përveç nënës, asnjë tjetër.
Kujt do t’i kërkoje falje të parit?
Zoti nuk thirret në telefon, po..Përveç atij s’kam kujt t’i kërkoj falje.
A do të pinte alkool Arkimedi?
Unë pi alkool, por radhë. Kur dalë në fundjavë.
Po hashash?
Për çdo ditë (qesh)
A do ta mbaje një lidhje të qëndrueshme?
Unë jam ende 30, kështu që kam kohë për të menduar për këtë.
Si do t’i siguroje të ardhurat?
I kam të siguruara.
Për çfarë do të lutej Arkimedi çdo natë para se të flinte?
Lutem çdo natë, falënderoj Zotin që na jep rrahje zemre çdo ditë. Për asgjë tjetër.
Për çfarë do studioje?
Klasën e parë e kam nisur në ‘Fan Nol’, shkollën e mesme në Belgjikë. Shkollën e kam mbaruar për Psikologji.
Për çfarë do ta këshillonte Arkimedi i mirë Stresin?
Për asnjë gjë. Vetëm mos të jetë shumë i lëvizur.