Stresi i dedikon këngë Klodian Rashës: Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet
Reperi Stresi ka qenë aktiv në protestat e mbajtura në Tiranë këto tre netët e fundit, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
Së fundmi ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet një pjesë e një këngë dedikuar mallit të nënës për të birin.
Vargjet në fjalë përshtaten me situatën e krijuar në familjen e Rashës pas vrasjes së të riut.
“Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet. Zemra vet e thërret, parandjenja a medet. Ajo nuk fle kur e di se sa net, del te dera veç e pret,” dëgjohet në video.
View this post on Instagram