Stresi: Kam turp nga femrat
Ndonëse është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, kjo nuk e ka penguar Stresin që të shfaqet në një nga televizionet e Kosovës, e të jap një intervistë ku flet për projektet e tij, por edhe raportet me femrat.
I pyetur në “NIN”, në lidhje me këtë të fundit, Stresi është përgjigjur: “Raportet me femrat më mirë nuk bëhen. Kam dalë shumë herët jashtë, në Belgjikë, në Europë, aty kam jetuar që i vogël.
Çdo mashkull ka sekretet e veta se si flirton me një femër, por unë kam shumë turp t’i flas një femre në rrugë, apo nga makina. Nuk e kam bërë kurrë në jetë, nuk mundem”, tregon ai.
Reperi ka rrëfyer se kjo nuk e ka penguar suksesin e tij me gjininë e kundërt. “Unë kam një mënyrë tjetër, është sekret”, ka thënë Stresi.