Stresi: Më dhimbsen policët që u dënuan prej meje

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka thënë për gazetën "Panorama" se është diku jashtë Shqipërisë dhe se është mirë. Ai ka thënë se i vjen shumë keq për policët e arrestuar dhe të pezulluar pas arratisjes së tij, teksa beson se drejtësia do të japë drejtësi për ta.

Nga arratia, Stresi komenton mënyrën sesi ishte arrestuar nga patrulla e Komisariatit Nr 3., me akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor". Policia fillimisht njoftoi se Stresi ishte kapur duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit, por burime zyrtare të policisë thanë më vonë se ndalimi i këngëtarit është bërë për një arsye tjetër, që lidhet edhe me patentën.

Gjatë intervistës, Stresi pranon se patentën nuk e ka pasur me vete në momentin e arrestimit nga policia. Dje, këngëtari kishte lënë të hapur një numër telefoni zviceran, për të mos humbur kontaktet me të afërmit e tij. Në rrëfimin e tij, Stresi ka nënvizuar se vendosi të arratisej, pasi kuptoi se do të mbahej pa të drejtë në burg për tre ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?