Stresi reagon pas situatës në veri të Kosovës: Le të vijnë k*rvat gati na kanë

Që prej ditës së djeshme situata në veri të Kosovës është e tensionuar. Dhjetëra serbë protestuan para komunave që tanimë drejtohen nga kryetarë shqiptarë dhe tentuan të hyjnë me dhunë brenda tyre.

Në lidhje me këtë çështje që ka ngjallur polemika të shumta, ka reaguar së fundmi edhe Arkimed Lushaj i njohur si Stresi. Reperi me anë të një postimi në Instagram ka bërë thirrje se po qe nevoja ai së bashku me shokët e tij do ta mbrojnë Kosovën nga serbët.

“Le t’vijnë k*rvat se gati na kanë, i pari prej Tirane me shokë e me miqë jemi për Kosovë Besa-Besë”, shkroi reperi në profilin e tij.

Kujtojmë që një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit e të lejonin lëvizjen e dy makinave të forcave të posaçme.

Protestuesit iu përgjigjën me gaz lotsjellës e gurë duke lënë të paktën 25 ushtarë të KFOR-it të plagosur. Ditën e djeshme, NATO bëri thirrje të ndalet dhuna e paprovokuar dhe i quajti sulmet të papranueshme.

SHKARKO APP