Stresi tregon pengun e jetës: E kam pikë në zemër të takoj njëherë Veliajn

Reperi i njohur Stresi i është përgjigjur pyetjeve të fansave në studion e “NIN”.

I pyetur nëse ka diçka që i ka mbetur pikë në zemër, ai është shprehur se do të takojë njëherë kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Stresi deklaroi se do të donte shumë që ta shikonte njëherë Veliajn, pavarësisht përplasjeve që ka pasur me të.

Pjesë nga biseda:

Moderatori: A ke diçka pikë në zemër?

Stresi: Normalisht që kam. Normalisht. Pikë në zemër…më ka mbetur të shikoj Erion Veliaj, ta shikoj atë njeri. E vetmja gjë që më ka ngelur pikë në zemër është ta takoj.

Moderatori: S’paske pika të rënda.

Stresi: Po, këtë kam pikë në zemër…

/abcnews.al

SHKARKO APP