Studimi.Rënkimet e femrave gjatë seksit janë mashtrim

Duke u mbështetur në një hulumtim britanik, së paku 80% e femrave, pshehrëtijnë ose rënkojnë gjatë seksit vetëm për të për të manipuluar me partnerin e tyre. Në pyetësorin të cilin e kanë plotësuar, femrat kanë kategorizuar llojet e tingujve me të cilat manipulojnë. Tingujt sillen nga qetësia e plotë, deri te psherëtimat, rënkimet, britmat, fjalët të cilat përfshijnë emrin e partnerit apo “Oh, poooo!, apo fjalët si p.sh. “Më fort!” apo “Më shumë!”. Ato janë pyetur përse i lëshojnë ata tinguj dhe a arrijnë atëherë orgazmën.

 

“Femrat i përdorin ata zëra në mënyrë që të shpejtojnë ejakulimin e partnerit, për shkak të monotonisë, lodhjes, pakënaqësisë apo kohës së kufizuar” – kanë thënë drejtuesit e hulumtimit. Me fjalë të tjera, psherëtimat dhe piskamat janë taktika me anë të të cilave femrat eksitojnë mashkullin. Përmes tyre ajo dëshirojnë ta komplimentojnë, por edhe ta manipulojë atë. Të anketuarat kanë pranuar se si p.sh. qëndrojnë të qeta dhe nuk rënkojnë në masë të madhe kur vërtet arrijnë orgazmën. Gjithashtu kanë pranuar që kulmin e kënaqësisë më së shpeshti e përjetojnë gjatë seksit oral. Një e katërta e të anketuarave, shfrytëzojnë rregullisht këtë metodë mashtruese dhe partnerët e tyre i inkurajojnë duke rënkuar dhe duke lëshuar tinguj të këndshëm të kënaqësisë. 87% e tyre pranojnë që thjesht dëshirojnë të përmirësojnë vetëbesimin e partnerit.

SHKARKO APP