“Sulltanesha Hyrrem” bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton e ëmbël me foshjën

Aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë, ditën e premte ( 8 janar).

“Sulltanesha Hyrrem” soli në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin Lily Koi.

Ajo zbuloi lajmin e bukur në një postim në Instagram ku ndau me ndjekësit disa foto të ëmbla me foshnjën në kraharorin e saj duke u ushqyer me gji.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dje ❤️🙌🏼 ❤️ 08.01.2021 👼 E dashur Lily Kroi, Lara Jemima, babi dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë 💕 Ne jemi shumë të bekuar dhe të lutur që t’i na u bashkove neve,”– shkroi aktorja krahas fotove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meryem Uzerli është nënë edhe e nje vajze 6-vjeçare me ish të dashurin Can Ates.

Ajo aktualisht është në një marrëdhënie me një shtetas amerikan, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur dhe është zhvendosur për të jetuar në Gjermani.

“Jemi shumë të lumtur, po krijojmë një familje,”– tha Meryem Uzerli në një intervistë, teksa foli për marrëdhënien e saj të re duke mos dashur të zbulojë identitetin e partnerit.

37-vjeçarja është larguar prej shumë kohësh nga ekranet turke dhe nuk dihet nëse do të ketë një rikthim të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?