“Sulltanesha Hyrrem” bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë
Aktorja e njohur Meryem Uzerli, e cila u bë e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm” është bërë nënë për herë të dytë.
Pritja e ëmbël ka marrë fund dhe Meryem ka publikuar foto mjaft të ëmbla me vogëlushen e saj të sapolindur.
“Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që je bashkuar me ne”, shkruan aktorja.
View this post on Instagram