Sulmi ndaj ish-zyrtarit të Ministrisë, reagon motra e reperit shqiptar: Si qëndron e vërteta

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi që një mjek, ish-zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, është dhunuar në qendër të Prishtinës ndërsa mediat kosovare raportuan se autorë të dyshuar ishin reperi Don Arbas dhe një afërm i tij.

Pasi lajmi mori dhenë, më në fund ka reaguar motra e Don Arbasit, këngëtarja Arta Bajrami. Arta mohoi kategorikisht lajmin ndërsa pohoi për “lajmi.net” se vëllai i saj nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Ky është një dezinformim. Para pesë minutash isha me vëllain tim. Ai për momentin me sa e di unë është me djalin e xhaxhait dhe jo në polici”, ka thënë ajo.
52187-640-0-59f2dbaee2589

SHKARKO APP