Sulmi në Kosovë, reagon Noizy: Zot mos na sprovo!
Kosova është përballuar me një situatë mjaft të vështirë ditën e djeshme, ku pas një sulmi terrorist mbeti i vrarë një efektiv policie.
Lidhur me ngjarjen në fjalë, ka pasur reagime të shumta nga krerët shtetëror,por nuk kanë munguar figurat publike të cilët kanë shprehur ngushëllime familjarëve të efektivit, dhe janë solidarizuar me Kosovën.
Teksa shumë prej personazheve VIP zgjodhën që të shprehin ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe krenari për Policinë e Kosovës, reperi Noizy zgjodhi të tregonte se ishte në gjendje gatishmërie.
Në një postim të publikuar në Instastory ai hkroi se ishte i gatshëm në rast se është nevoja që t’i bashkohet forcave të vendit kundër serbëve.
“Zot mos na provo…por nëse duhet jemi gjithmonë të gatshëm. Jam shumë i sigurte”, shkroi Noizy.