”Sulmi” nga serbët/ Gjon Muharremaj: Shqipëria është krenare për mua, ata nuk i kuptoj
Edhe në Eurovision mediat serbe u shqetësuan nga simboli i shqiponjës dykrenare. Përveç Anxhela Peristerit, këtë simbol në finale para miliona shikuesëve e bëri edhe këngëtari Gjon Muharremaj, me origjinë shqiptare, por që përfaqësoi Zvicrën.
Mediat serbe e sulmuan për këtë veprim, por Gjon’s Tears totë se nuk i kupton sharjet e ofendimet ndaj tij. Ai u shpreh i lumtur që ka mbështetjen e Shqipërisë.
”Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falënderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë. Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje, keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”.