Sunak: Kurorëzimi i mbretit Charles, do të jetë ditë pushimi zyrtar

Një festë shtesë zyrtare do të mbahet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Charles III vitin e ardhshëm.

Ceremonia do të mbahet të hënën e 8 majit të 2023, dy ditë pas ceremonisë në Westminster Abbey ndërkohë që pusimi zyrtar do të jetë më 1 maj.

Kryeministri britanik Rishi Sunak, tha se koha e pushimit do t’u jepte njerëzve mundësinë të “bashkohen dhe të festojnë”. Ai tha se festa do të shënojë “një moment unik për vendin tonë”.

“Mezi pres të shoh njerëzit të mblidhen për të festuar dhe nderuar mbretin Charles III duke marrë pjesë në ngjarje lokale dhe kombëtare në të gjithë vendin për nder të tij”.

SHKARKO APP