Sunny Hill 2020? Dua Lipa befason me vendimin

“Sunny Hill” i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin është një ndër festivalet më të rëndësishëm të muzikës ku bëhen bashkë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Sivjet ky festival do të shënojë edicionin e tretë, por për shkak të pandemisë globale, “Sunny Hill” është vendosur në pikëpyetje nëse do të realizohet si çdo vit në gusht.

Përmes një intervistë live në Facebook me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ajo ka treguar se ende nuk e kanë marrë një vendim se çfarë do të ndodhë sivjet me “Sunny Hill”. Nga ana tjetër, Dua theksoi që po pret një vendim nga Komuna e Prishtinës dhe janë të gatshëm që të respektojnë çdo vendim apo rregull që ata do të marrin për sigurinë e qytetarëve.

Shpend Ahmeti i ka sugjeruar këngëtares shqiptare një ambjent tjetër më të madh se ku mund të realizohet festivali. “Këtë vit kemi menduar që festivalin Sunny Hill ta realizojmë në një hapësirë më të madhe. Ajo do të bëhet në afërsi të Bërnicës”.

SHKARKO APP