Super modelja shqiptare Arselajda Buraku pozon për Teen Vogue

Super modelja shqiptare Arselajda Buraku nuk ka të ndalur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi ka pozuar për revistën e rëndësishme të modes Paper Magazine në Nju Jork, dhe revistat e tjera si W Magazine, së fundmi ajo është shfaqur në revisten më të rëndësishme të modes për të rinj“Teen Vogue USA”.

Modelja mirditore, e cila shquhet për pamjen e saj klasike ka pozuar për fotografin e famshem Britanik Ed Singleton, i cili ka realizuar edhe fushatat e modës së Burberry.

Modelja Buraku e cila është pjese e agjencisë së modës Muse Management në Nju Jork prej disa kohësh ka tërhequr vëmendjen e revistave më të njohura të modës dhe stilistëve të cilët dëshirojnë që të jetë pjese e fushatës së tyre.

SHKARKO APP