Supermodelja, dasma e dytë me një miliarder

Miranda Kerr ka thënë “Po!” për të dytën herë. Modelja e famshme, ish bashkëshorte e Orlando Bloom, ka lidhur kurorë me themeluesin e Snapchat, miliarderin Evan Spiegel.

Ceremonia u zhvillua në shtëpinë e çiftit, në Los Angeles. Ajo ishte private, por informacioni i rrjedhur në media tregon se dasma ka qenë luksoze dhe me shumë klas.

“Për një event aq të vogël, organizimi ishte madhështor”, i tha njëri nga të pranishmit, revistës “People”. Miranda është vajzë me shumë shije, shtoi ai, ajo e ka të qartë në kokë se çfarë kërkon. Një tjetër person i brendshëm ndërkohë rrëfeu se modelja dukej si një “princeshë e vërtetë”.

“People” thotë se në ceremoninë e shkëmbimit të unazave dhe në pritjen që e pasoi, ishin ftuar vetëm 40 vetë. Miranda dhe Evan nisën të takoheshin në 2014-ën dhe u fejuan korrikun e dy viteve më vonë.

“Partneri im është mjaft tradicional”, pati deklaruar ajo dhe nuk u nxitua për të konsumuar lidhjen në aspektin intim. Bukuroshja australiane është nënë e gjashtë vjeçarit Flynn, djali i lindur nga martesa e saj me Bloom.

34 vjeçarja e ka pranuar publikisht se propozimi i Evan për martesë, vitin e kaluar, kishte qenë një surprizë e vërtetë për të.

SHKARKO APP