Supermodelja me pasuri 42 mln dollarë ka tentuar vetëvrasjen
Ajo është një prej supermodeleve më të paguara në botë, e martuar me një prej atletëve më të pasur.
Gisele Bundchen mund të duket sikur ka një jetë të përsosur, por në të vërtetë nuk është ashtu. Bukuroshja 38-vjeçarja ka zbuluar se një herë ka luftuar me ankthin dhe mendimet për vetëvrasje. Pasuria e saj arrin në vlerën 42 milionë dollarë.
Gjithçka ka ndodhur para 15 vitesh, kur ishte në hapat e parë të karrierës.
“Gjërat mund të duken shumë mirë nga jashtë, por askush nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh brenda. Unë e kam pasur atë ndjenjën që ‘nëse kërcej nga ballkoni, ky do të jetë fundi dhe unë nuk do të duhet të brengosem më për këtë ndjenjën sikur bota po më ngulfat. Ndihesha e pafuqishme. Kam tymosur cigare, kam pirë një shishe verë dhe tri kafe në ditë, por kam vendosur të heq dorë nga të gjitha këto brenda një dite. Kam menduar, nëse këto shprehi në ndonjë mënyrë po më shkaktojnë dhimbje në jetë, duhet t’i largoj”, shkruajti ajo në librin “Lessons: My path to a meaningful life”.
Kujtojmë se në vitin 2000, nënshkroi një kontratë 25 milionë dollarëshe me Victoria’s Secret dhe filloi lidhjen me Leonardo DiCaprion që zgjati pesë vite. Tani është e martuar me Tom Brady dhe së bashku gëzojnë dy fëmijë.

KOHA JONË SONDAZH

